Etika e dhënies së zekatit

Meqë zekati, para së gjithash dhe mbi të gjitha, ështëadhurim ndaj Allahut xh.sh., nga dhënësi i zekatit përveçse kërkohet zbatimi i këtij detyrimi, ai duhet që gjatë dhënies së tij t’i përmbahet etikës fetare dhe njerëzore. Andaj, i pasuri, i cili jep zekat, duhet të përkujdeset për këto çështje.

  1. Gjatë dhënies dhe pas dhënies, zekati nuk bën të shoqërohet dhe përcillet me fjalë lavdëruese, krenuese dhe neveritëse, sepse kështu dëmtohet shpërblimi i adhurimit të zekatit dhe dëshmon dyfaqësinë e dhënësit të tij. Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِكُمْ بِالْمَنِّ وَ الأَذَى كَالَّذِي يُنْفِقُ مَالَهُ رِئَاءَ النَّاسِ وَ لا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَ الْيَوْمِ الآخِرِ

O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa për sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson Allahun dhe as botën tjetër.” (Bekare: 276)

  1. Shumica e dijetarëve islamë janë të mendimit se dhënia e zekatit, në mënyrë të fshehtë, është më e preferuar për shkak se shmang lavdërimin, krenarinë dhe dyfaqësinë e atij që jep zekatin, si dhe nënçmimin apo turpin e atij që pranon të marrë zekatin. Ky mendim mbështetet në ajetin Kur’anor, në të cilin Allahu xh.sh. ka thënë:

إِن تُبْدُواْ الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِيَ وَ إِن تُخْفُوهَا وَ تُؤْتُوهَا الْفُقَرَاء فَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَ يُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّئَاتِكُمْ

Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai jua largon (me punë të mira) të këqijat.”(Bekare: 271)

Gjithashtu, ky mendim ka mbështetje edhe në hadithin e Profetit a.s., ku thuhet:

رجل تصدق بصدقة فأخفاها حتى لا يعلم شماله ما تنفق يمينه

Një njeri që jep sadaka dhe e fsheh atë aq sa nuk e di e majta e tij se çka jep e djathta.” (Buhariu)

Nga ky rregull bën përjashtim vetëm nëse duhet të jepet zekati haptas me qëllim të nxitjes së të tjerëve, që të japin zekatin.

  1. Zekati të jepet nga pasuria e mirë, e shëndoshë dhe nga ajo që është më e dashur për të, e jo nga pasuria e dobët apo që është e dalë nga shpërdorimi. Allahu xh.sh. thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَنفِقُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَ مِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُم مِّنَ الأَرْضِ وَ لاَ تَيَمَّمُواْ الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنفِقُونَ وَ لَسْتُم بِآخِذِيهِ إِلاَّ أَن تُغْمِضُواْ فِيهِ وَ اعْلَمُواْ أَنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ

O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se Allahu s’ka nevojë për ju, është i madhëruar.” (Bekare: 271)

Kjo dispozitë vlen për atë që e jep zekatin, kurse, kur është fjala për marrjen e zekatit nga mbledhësi i zekatit, atëherë ai merr nga pasuria e mesme, as më të mirën e as më të dobtën.

  1. Të shpejtuarit me dhënien e zekatit, sepse të shpejtuarit në këtë çështje nënkupton të shpejtuarit në urdhrin e Allahut xh.sh. dhe në anën tjetër mbyllje e portës së depërtimit të djallit për të futur vesvesin apo hipokrizinë në zemrën dhe shpirtin e atij që jep zekat.

Të shpejtuartit në dhënien e zekatit pas plotësimit të nisabit është me mendimin e shumicës së juristëve myslimanë, porse dhënia e zekatit edhe para plotësimit të vitit është e lejuar, madje edhe nëse jepet disa vite përpara, veçanërisht kur këtë e kërkon nevoja. Ky është mendimi i Imam Ebu Hanifes dhe Imam Shafi’ut.

5. Dhënësi i zekatit është mirë që të bëjë përpjekje që zekatin e tij t’ia japë atij që e meriton atë, si p.sh. të jetë i devotshëm dhe zbatues i normave të Islamit, të jetë i ditur apo kërkues i diturisë, të jetë nga ata që e fshehin varfërinë, të jetë nga të afërmit e tij, apo prej atyre që janë shumë nevojtarë për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: