Rëndësia e dashurisë në jetën tonë
Dashuria është elementi më thelbësor në çdo qenie, drita më shkëlqimplotë dhe fuqia më e madhe që mund të përballojë dhe të mposhtë çdo forcë. Është e pamundur që një shpirt pa dashuri të ngrihet në lartësinë e përsosmërisë njerëzore, qoftë sikur të jetojë edhe njëqind vjet. Ata, të cilët nuk kanë dashuri, ngecin në rrjetën e egoizmit dhe janë të paaftë të duan dikë tjetër, ata vdesin pa e njohur dashurinë e vërtetë, e cila është në thelbin e ekzistencës.
Altruizmi është një ndjenjë e lartë njerëzore dhe ajo që e sjell atë është dashuria. Kushdo që ka pjesën më të madhe në këtë dashuri, është heroi më i madh i njerëzimit, sepse ka qenë në gjendje të çrrënjosë nga vetja çdo lloj ndjenje të urrejtjes dhe të smirës. Të tillë heronj të dashurisë së vërtetë vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes.
Një nënë, e cila vdes për birin e saj, është një heroinë e dhembshurisë. Një njeri që ia përkushton jetën kombit të vet, është një vetësakrifikues. Ai njeri që jeton dhe e sakrifikon veten për dashurinë ndaj njerëzimit, është një monument pavdekësie.
O Zot, më i Madhëruari! Ne kërkojmë mbrojtje në Dashurinë Tënde të Pafundme, të hyjmë në Derën Tënde, që të na mbushë zemrat tona me dashuri dhe ndenja njerëzore!