Dashuria njerëzore mund stresin

Po ta vëmë re, fatkeqësisht, sot mes njerëzve është përhapur një ndjenjë indiferentizmi. Gjithkush sheh punën e vet dhe nuk do t’ia dijë për të tjerët, por kjo nuk është zgjidhja e duhur, sepse kjo dukuri nuk bën gjë tjetër, veçse përforcon shfaqjen e stresit tek njerëzit.

Dr. Adil Sadik thotë: “Njerëzve që sëmuren nga krizat psikike, u mungon dashuria në jetë. U mungon përkrahja dhe kuptimi i personit tjetër. Askush nuk dëshiron të sakrifikojë për ta në çaste të vështira.”

Feja Islame ofron një koncept shumë të rëndësishëm dhe praktika shumë të dobishme për shmangien e kësaj dukurie, nga e cila vuajnë sot shumë njerëz. Profeti (a.s) na ka lënë si porosi ta duam dhe ta respektojmë njeri-tjetrin. Në një hadith, ai thotë: “Kur dikush prej jush ta dojë vëllain e tij, le ta informojë, që ai e do atë.”

Gjithashtu, vetë natyra e një pjese të rëndësishme e adhurimeve kryesore të fesë Islame, e lufton ndjenjën e vetmisë dhe të stresit. Këtë e vëmë re në adhurimet të cilat kryhen në grup, madje kanë një vlerë më të madhe kur bëhen në këtë formë. Nëse dikush prej nesh, takohet çdo ditë me njerëz të tjerë, që e adhurojnë Zotin njësoj si ai, ushqejnë për njerëzit veçse dashuri, mirësi dhe respekt, është e pamundur që ky njeri të ndihet i vetmuar dhe të mos e provojë në zemër ndjenjën e dashurisë së sinqertë.

Ndaj le të bëjmë detyrën tonë dhe ta mundim stresin, le të dhurojmë sa më shumë dashuri, mbështetje dhe ngrohtësi për njerëzit. Gjithë kjo krijon një mekanizëm të fuqishëm për largimin e stresit dhe zvogëlimin e tendosjes psikike.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: