Ashab-i Suffa

Gjatë kohës së Profetit tonë s.a.s, Suffa ishte vendi ku sahabët studionin dije dhe shkencë. Profeti ynë s.a.s, u kujdes personalisht për ata që shkolloheshin këtu. Sahabët e tjerë plotësonin gjithashtu nevojat për ushqim dhe pije të Ashab-i Suffes.

Suffa – përdoret në kuptime të tilla si oborr, tendë. Muhaxhirët e varfër dhe të pamartuar që qëndronin e flinin në oborrin dhe tendën e Xhamisë së Pejgamberit a.s. u quajtën “Ashab-i Suffe”. Para Suffes në Xhami, muhaxhirët e pamartuar dhe të pastrehë kishin qëndruar edhe në vende të tjera. Qëndrimi i tyre në vende të ndryshme; shkaktonte vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre. Në këtë aspekt, kur numri i tyre u rrit, ata u mblodhën në Mesxhid-i Nebevi. Një pjesë e oborrit të xhamisë u nda për adhurimin e strehimin e tyre, dhe u mbulua me degë palme. Kështu, u sigurua një shkallë mbrojtjeje nga shiu, dielli dhe i ftohti. Derisa para ndryshimit të kibles, ata qëndronin në pjesën jugore të Mesxhidit. Kur kibla ndryshoi, u transferuan në pjesën veriore.

Sahabët pjesëmarrës

  • Në fillim ata ishin muhaxhirët beqarë dhe jetim. Sepse muhaxhirët e martuar u vendosën pranë Ensarëve të martuar.
  • Disa beqarë që edhe pse kishin shtëpi në Medine, ishin në gjendje të flinin dhe të ngriheshin këtu në mënyrë që të përfitonin më shumë nga Profeti (a.s.). Abdullah b. Omer mund të jepet si shembull.
  • Ata nga fiset arabe që u konvertoheshin në Islam dhe migruan në Medine gjithashtu qëndronin këtu dhe pastaj ktheheshin në fiset e tyre pasi tua mësuar Islamin.
  • Delegacionet e huaj mirëpriteshin këtu. Pra, Suffe u përdor gjithashtu si një shtëpi pritjeje për mysafirë.
  • Suffe kishte edhe një pjesë për gra. Ajo u quajt “Suffetu’n- Nisa”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: