Pse të agjërosh gjatë muajit të Ramazanit?

Ramazani është një stinë e veçantë adhurimi, i cili përsëritet çdo vit, muaj në të cilin ne jemi urdhëruar të mbajmë agjërimin, që është edhe një prej shtyllave mbi të cilat ngrihet Islami. Agjërimi është një adhurim i cili ka shumë dobi për njeriun dhe prej tyre mund të përmendim; na bën të kuptojmë robër të kujt jemi, të kuptojmë vlerën e mirësive, na bën të edukojmë vetët tona, gjithashtu të kuptojmë edhe gjendjen e njerëzve në nevojë. Njërën prej këtyre cilësive do ta shpjegojmë si më poshtë:

Agjërimi na mëson të kuptojmë vlerën e mirësive

Allahu i Lartësuar e ka krijuar Tokën thuajse si një banket, brenda të cilit gjenden mirësi të panumërta. Ai e rrethoi njeriun, i cili është mysafiri më me vlerë në këtë univers, me mirësi të cilat Ai ia vendosi në këtë banket dhe ia prezantoi para atij në formën “nga burime prej të çilash ai as nuk i imagjinonte”!

Bleta, e cila është një insekt helmues, bën mjaltë që është shumë më tepër se ajo ka nevojë për të mirën e njeriut, që vepron në bazë të shpalljes së Allahut; krimbi i mëndafshit, i cili ka nuk ka duar, ha gjethe mëndafshi për njeriun që vepron mbi shpalljen e Allahut. Allahu i ka vendosur të gjitha krijesat e Tij nën shërbimin e njeriut, në mënyrë që ne të kuptojmë se Ai na i siguron të gjitha këto të mira dhe se Ai është i vetmi Sundues në gjithësi.

Megjithatë, njeriu shpeshherë nuk i kupton këto mirësi që vijnë prej Allahut, për sa kohë ai është i shkujdesur dhe këto të fundit mund të shërbejnë edhe si një perde, duke e bërë njeriun të mendojë se çdo gjë funksionon në bazë të shkaqeve, pa i shoqëruar ato me Allahun.

Në Ramazan, të gjithë myslimanët presin urdhrin, “Kujdesuni për veten!”, deri në mbrëmje, porsi miqtë që janë ftuar në festën e Furnizuesit. Ndërkohë që presin, ata shmangin të ngrënit, të pirët dhe marrëdhëniet intime, duke u përngjasuar kështu me engjëjt. Kështu, ata kanë mundësinë të kuptojnë mirësitë që ne përmendëm më lart, të kuptojnë sa të vlefshme janë ato për jetën e tyre dhe kështu të çojnë në vend detyrën e tyre të falënderimit. E gjithë toka në mënyrë virtuale, ha dhe pi së bashku si një ushtri, duke e adhuruar Allahun pa përjashtim.

 

Postime të ngashme