Po ti, ku e gjen më shumë veten?
Hasan Basriu (r.a.) ka thënë: “Nëqoftëse doni të dini nëse jeni nga njerëzit e kësaj bote apo njerëzit e ahiretit, atëherë kushtojini vëmendje sesi jeni kur takoni të pasurit dhe kur takoni të varfrit.
Të pasurit vijnë tek ju me dhurata dhe të varfrit vijnë tek ju me kërkesa. Pra, nëse e gjeni veten të lumtur në praninë e të pasurve për shkak të asaj që ata lehtësojnë nga kjo botë, atëherë ju jeni nga njerëzit e kësaj bote. Dhe nëse e gjeni veten të lumtur në praninë e të varfërve për shkak të asaj që ata lehtësojnë jetën tuaj në ahiret, atëherë ju jeni nga njerëzit e ahiretit.”