Imam Ahmed bin Hanbeli dhe bukëpjekësi
Gjatë pleqërisë, Imam Ahmedi, një dijetar i njohur i Islamit dhe një teolog i famshëm, po udhëtonte kur u ndal në një qytet. Pas namazit, ai donte ta kalonte natën në xhami. Për shkak të përulësisë së tij, ai nuk i ishte prezantuar askujt, duke menduar se nëse do ta bënte, do të mirëpritej nga shumë njerëz.
Duke mos e njohur Ahmed bin Hanbelin, kujdestari i xhamisë refuzoi ta lërë atë të qëndrojë në xhami. Një bukëpjekës, dyqani i të cilit ishte aty pranë, e shikoi këtë skenë dhe i erdhi keq për Imam Ahmedin. Ai e ftoi imamin të qëndrojë me të gjatë natës.
Ai shikoi teksa bukëpjekësi përziente dhe gatuante brumin, kujdesej për zjarrin dhe nxirrte bukët e nxehta nga furra, gjatë gjithë kohës duke shqiptuar fjalë përkujtimi për Allahun dhe Istighfar (duke kërkuar faljen e Allahut). Në mëngjes, Imami me padurim e pyeti mikpritësin e tij në lidhje me kërkimin e vazhdueshëm të këtij të fundit për falje.
Bukëpjekësi tha se i ishte bërë si natyra e dytë, dhe Imam Ahmedi pastaj pyeti nëse burri kishte përjetuar ndonjë shpërblim nga kjo praktikë. Bukëpjekësi iu përgjigj: “Pasha Allahun! Asnjë dua nuk bëra, përveçse ajo m’u plotësua, përveçse për një!”
Kur Ibn Hanbel pyeti se cila ishte ajo lutje pa përgjigje, bukëpjekësi u përgjigj: “Për të parë Imamin e famshëm Ahmed ibn Hanbel”. Me këtë, lotët i dolën në sy Ibn Hanbelit dhe ai i tha bukëpjekësit: “Unë jam Ahmed ibn Hanbel!”
“Pasha Allahun! Unë u solla në vendin tuaj në mënyrë që ju të mund të realizoni duanë/dëshirën tuaj.”
Kjo histori është një kujtesë rreth fuqisë për të bërë shpesh Istighfar dhe për ta falënderuar Allahun.