Pesë porositë e Ademit a.s
Në një transmetim thuhet se Ademi a.s. i ka dërguar të birit të vet, Shitit a.s., pesë porosi dhe e ka urdhëruar t’ua përcjellë pasardhësve të vet.
Ai i ka thënë: “Thuaju fëmijëve tuaj që asnjëherë të mos lakmojnë pas dynjasë dhe të mos i besojnë asaj. Unë pata lakmuar në Xhennet, i cili është i përhershëm, e All-llahu nuk qe i kënaqur me mua, prandaj më nxori prej tij.
E dyta, thuaju: ‘Mos i ndiqni dëshirat e grave të tuaja; unë veprova sipas dëshirës së gruas sime, andaj hëngra nga pema e ndaluar dhe më mbërrini pendimi’.
E treta, thuaju: ‘Mendoni për pasojat e secilës vepër dhe punë që dëshironi ta bëni’. Sikur ta kisha marrë me mend se çfarë pasojash do të lërë veprimi im, nuk do të më ndodhte kjo që më ndodhi.
E katërta, thuaju: ‘Nëse zemrat tuaja nuk janë të sigurta për ndonjë veprim, as mos e bëni atë’. Kur e provova pemën e ndaluar, zemra m’u dridh dhe u trishtova, por nuk e ndala veten dhe për atë pendohem.
E pesta, thuaju: ‘Këshillohuni me të tjerët për veprimet tuaja, sepse sikur të isha këshilluar unë me melekët, nuk do të më ndodhte kjo që më ndodhi”.