LUTJET E PRANUARA- Leximi i Kur’anit

Shënohet prej Ebu Evfaas r.a. se ka thënë: “Erdhi një beduin tek i Dërguari s.a.v.s. dhe i tha: ‘O i Dërguar i Allahut, më mëso diçka që do të mund të më zëvendësojë leximin e Kur’anit, sepse unë nuk mund të mbaj mend asgjë prej Kur’anit’. I Dërguari s.a.v.s. i tha: Thuaj: “SubhanAllahi, vel-hamdu lil-lahi ve la ilahe il-lAllahu vAllahu ekber. Ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lahil alijjil-adhim”. Me gishta i numëronte fjalitë dhe i numëroi pesë. Njeriu për një moment heshti, e pastaj pyeti: “O i Dërguar i Allahut, kjo është për Zotin tim, e cila është për mua?” I Dërguari s.a.v.s. tha: Thuaj: O Allahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më furnizo dhe më bën të ndershëm.”

.اللهم اغفر لي و ارحمني واهدني و عافني وأرزقني 

Allahumme-gfirli verhamni vehdini ve afini verzukni.

Edhe këtë e përcolli duke e numëruar në gishta dhe i numëroi pesë herë. Pastaj njeriu shkoi, e i Dërguari s.a.v.s. tha: “Beduini i ka mbushur duart me mirësi, nëse e arsyeton atë që e tha.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: