Përkujto…
Kur të zgjohesh nga gjumi, kujto ditën kur do të ringjallesh e do të dalësh para Zotit.
Kur të veshësh rrobat, mendo nëse e ke veshur apo jo petkun e devotshmërisë.
Kur në derë të të trokasë një i varfër, kujto sa i varfër je para Zotit me veprat e mira.
Kur të vizitosh një të sëmurë, lute Zotin të të shërojë sëmundjet e zemrës si mendjemadhësia, smira, zilia, lakmia, xhelozia, koprracia, etj.
Kur të jesh duke kaluar mbi një urë, kujto urën e Siratit.
Kur të jesh pranë një zjarri, kujto se zjarri djeg çdo gjë veç vetvetes.
Kur të jesh duke pushuar nën hijen e një kopshti, kujto flladet e lehta në kopshtet e Parajsës.
Kur të nisesh për një udhëtim, kujtohu për udhëtimin e gjatë për në jetën e amshuar e kur të kthehesh nga udhëtimi, mendo për shtëpinë që do të gjesh në Xhenet dhe puno që ta gjesh sa më përrallore.
Kur të të marrë malli të takosh një nga të dashurit e zemrës, kujto takimin me më të Dashurin dhe lutu që ai të jetë më i bukuri takim…