Thënie për durimin

Vështirësia të trazon në fillim, por çdo vështirësi kalon. Çdo dëshpërim e ndjek shpresa dhe pas çdo errësire vjen drita e diellit.

Lidhja e durimit me besimin është si lidhja e kokës me trupin. Nëse e pret kokën, trupi s’ka vlerë.

Ka dy lloje durimi; durim ndaj asaj që të dhemb dhe durim ndaj asaj që ti lakmon.

Durimi është përballimi i vështirësisë me edukatë dhe pa u ankuar.

Durimi është të kërkosh shpejtimin e rehatisë, të presësh rrugëzgjidhjen dhe të mendosh mirë për Allahun.

Durimi është i hidhur, por frytin e ka të ëmbël.

Kush duron, trashëgon.

Kur besimtari arrin kulmin e besimit, e liga për të shndërrohet në mirësi dhe rehatia në fatkeqësi.

Postime të ngashme