Mendoni që njerëzit e devotshëm nuk bëjnë mëkate?

“A mos mendoni që të devotshmit nuk bëjnë mëkate?

Jo, ata thjesht i mbulojnë ato dhe nuk i ekspozojnë…

Ata kërkojnë falje për to dhe s’këmbëngulin në veprimin e tyre…

Dhe, i pranojnë ato e nuk justifikojnë veten e tyre…

Gjithashtu, bëjnë mirë pasi kanë bërë keq..”

Njëri nga të hershmit ishte pyetur, “Si është lidhja jote me fenë?”

Ai i tha, “Është e copëtuar nga mëkatet dhe unë e mbroj atë me kërkim-falje (istigfar)”.

Sa e shkëlqyer është pyetja dhe sa e thellë është përgjigjja!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: