Obligimet bashkëshortore

Shënohet se një njeri erdhi te Hz. Omeri r.a, që të ankohet për gruan e tij. Kur arriti te dera e Omerit r.a, e dëgjoi gruan e tij, Ummu Kulthumin, duke i bërtitur dhe duke e qortuar atë.

Njeriu tha në vete: “Doja që t’i ankohem për gruan time, e ai ka të njëjtin problem si unë”.  Pastaj u kthye të shkojë, por Omeri r.a e thirri dhe e pyeti se pse ka ardhur.

Njeriu i tha: “Doja të ankohem për gruan time, por e dëgjova të njëjtën gjë edhe prej gruas tënde dhe u ktheva të shkoj”.

Omeri i tha: “la fal asaj për shkak të drejtave që ka tek unë:

E para, ajo është perde mes meje dhe Xhehennemit dhe pranë saj zemra ime qetësohet nga harami.

E dyta, ajo është rojtare e thesarit tim, kur dal nga shtëpia ajo e ruan pasurinë time.

E treta, ajo është larësja ime dhe i lanë ndërresat dhe rrobat e mia.

E katërta ajo është luaneshë e cila i ruan fëmijët e mi.

E pesta, ajo është kuzhinierja ime”.

Njeriu tha: “Edhe gruaja ime është e njëjtë si e jotja, prandaj për të njëjtin shkak që ti e fale gruan tënde edhe unë do t’ia fal gruas sime”.

Postime të ngashme