Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e stresit

Të gjitha ndryshimet e mëdha në jetë krijojnë një sasi të caktuar stresi. Kjo ndodh pjesërisht sepse ndryshimet e mëdha në jetë shkaktojnë emocione të forta, madje edhe gëzimi dhe ngazëllimi mund të trazojnë trupin dhe të fillojnë të ndikojnë shumë mbi të. Ngjarjet e mëdha në jetë mund të jenë stresuese, sepse çdo përvojë e re kërkon një farë përshtatje, na nxitin të ndryshojmë sjelljen tonë në një farë mënyre, por vetëm disa prej tyre shkaktojnë stres.
Burime të stresit janë:
1. Presionet për tʼiu adaptuar mjedisit si: moti, zhurma, komunikacioni, ndotja e ajrit.
2.Streset sociale si: afatet kohore, problemet financiare, intervistat për punësim, prezentimet, mospajtimet, kërkesat për angazhimin dhe vemendje, humbja e më të dashurve.
3. Faktorët psikofiziologjik si: rritja e shpejtë në adoleshencë, fatkeqësitë, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e dobët, çrregullimet e gjumit.
4. Kërcënimet qe vijnë nga mjedisi, si muskulare, kokëdhembja, dhembja e gjoksit, ankthi etj.
5. Burim i pestë i stresit mund të jenë edhe mendimet tona. Truri ynë interpreton dhe përkthen ndryshimet komplekse që ndodhin në mjedisin dhe në trupin tonë, nëmënyrë shumë specifike duke përcaktuar momentin kur duhet të dërgohet përgjigja emergjente.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: