O njeri, kam kërkuar prej teje . . .

Ebu Hurejra r.a tregon se i Dërguari i Allahut s.a.s ka thënë:

“Vërtet Allahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më vizitove!”

Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të vizitoj Ty, kur Ti je Zot i gjithë botëve?”

Allahu xh.sh do të thotë: “A nuk e ke ditur se filan robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se sikur ta kishe vizituar me siguri do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë”.

Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i gjithë botëve?”

Allahu xh.sh do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se sikur t’i kishe dhënë ushqim do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të pijë!”

Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i gjithë botëve?”

Allahu xh.sh do të thotë: “Ka kërkuar robi im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua tek ai!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: