Dobitë shëndetësore të fikut

Allahu i Lartësuar betohet në fikun dhe ullirin në suren Tin (Kaptinën e Fikut): “Betohem për fikun dhe ullirin, që kanë begati të mëdha e dobi të shumta! Betohem për malin në të cilin Allahu i foli Musait! Betohem për qytetin e shenjtë të Mekës, shenjtërinë e së cilës e dëshmon çdo vizitor dhe kush hyn në të është i sigurt. Me të vërtetë njeriun e kemi krijuar në formën më të përsosur dhe e kemi pajisur me cilësitë më të bukura”. (Tijn, 1-4)

Përmendja e veçantë e fikut në Kur’an tërhoqi jo vetëm vëmendjen e studiuesve myslimanë por, edhe studiuesit e besimeve të tjera ishin gjithashtu shumë të interesuar për të studiuar dobitë shëndetësore që sjell konsumimi i fikut. Për shkak të numrit të madh të studimeve është e rëndësishme të specifikohej se cila është rëndësia e këtij fruti mbi të cilin është betuar Allahu xh.xh., në Kur’anin Famëlartë

  1. Sëmundjet dermatologjike.

Nga gjethet e fikut sekretohet një substancë qumështore, e bardhë, rrëshirë e quajtur latex. Substancat e quajtura psoralen dhe bergapten që gjenden në gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e disa problemeve të lëkurës si psoriasis dhe vitiligo. Është treguar se komponimet fenolike bioaktive si acidi kafeoilkuinik, acidi ferulik dhe kuercetina në gjethe janë shumë efektive në zhdukjen e radikaleve super okside nga trupi dhe acidet oksalik, citrik, malik, kinik, shimik dhe fumarik të cilat bëjnë pjesë në grupin e acideve organike janë të rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve në të cilat është e dëmtuar hemostaza fiziologjike.

Është zbuluar se lëngu qumështor i kërcellit të fikut të sapo këputur shkatërron lythat në trup, dhe gjithashtu është i dobishëm në kurimin e sëmundjeve infektive të shkaktuara nga virusi herpes, ekovirus dhe adenovirus. Në një studim të realizuar në 45 fëmijë me dermatit, u tregua se një krem ​​i bërë nga ekstrakti i frutave të thata të fikut dhe i aplikuar dy herë në ditë për dy javë ishte më efektiv në trajtimi i simptomave të dermatitit sesa trajtimi standard. Përzierja e bërë me fiq dhe disa fruta të tjera ka një efekt antioksidant në qelizat e lëkurës, e cila zvogëlon shkatërrimin e fibrave të kolagjenit në lëkurë dhe përmirëson shfaqjen e rrudhave.

  1. Sëmundjet e stomakut dhe zorrëve.

Konsumimi i fikut lehtëson sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Ai shërben si një pre biotik ose burim ushqimi për bakteret e shëndetshme që gjenden në zorrë. Ai është shumë i pasur me fibra, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Një studim i kryer në 150 njerëz të cilët vuanin nga kapsllëku dhe nga çrregullime të tretjes si, sindroma e zorrës së irrituar dhe koliti ulceroz, zbuloi se ata që konsumuan rreth katër fiq të thatë (45 gramë) dy herë në ditë kishin një ulje të ndjeshme të simptomave, duke përfshirë dhimbjen, fryrjen dhe kapsllëkun. Ficin enzima që gjendet në qumështin e fikut është efektive kundër krimbave të zorrëve. Për këtë arsye konsumimi i fikut konsiderohet shumë efektiv në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme si ulcera, dizenteria, diarreja, dhimbjet e barkut dhe hemorroidet.

  1. Lehtëson dhimbjet dhe Inflamacionin.

Kur gjethet e fikut zhyten në ujë të valuar në mënyrë që të zbuten dhe më pas i vendosim në zonën në të cilën kemi dhimbje, steroidet dhe flavonoidet me vetitë e tyre antioksidues lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga pickimet e insekteve dhe me vetitë e tyre anti inflamatore reduktojnë inflamacionin. Gjithashtu fiqtë e thatë sigurojnë një rritje të konsiderueshme të kapacitetit antioksidues të plazmës së gjakut. Në një studim në të cilin u vlerësua përmbajtja e alfa tokoferolit, flavonoideve dhe fenoleve të gjetheve të fikut, u tregua se kapaciteti antioksidues në të është shumë i lartë. Meqenëse fiqtë janë një burim i shkëlqyer i komponimeve fenolike si proantocianidinat dhe përmbajnë më shumë fenol sesa rrushi i zi dhe çaji, të cilët njihen si burimet më të mira të përbërjeve fenolike, këto substanca mund të jenë burim antikancerogjen, hepatoprotektiv, hipoglikemik, hipolipidemik dhe antimikrobik.

  1. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Është vërtetuar se uji i përftuar nga zierja e fiqve të thatë mund të bëhet gargarë dhe të përdoret si shurup kundër mykut në gojë. Krahasuar me paracetamolin (150 mg/kg), i cili është një agjent antipiretik, është vërtetuar se ai vepron pesë orë më gjatë, ka një aktivitet të fortë antibakterial kundër baktereve të gojës dhe mund të veprojë si një agjent antibakterial kundër çdo sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.

  1. Sëmundjet e traktit urinar.

Fiku i zier në ujë pretendohet se është i dobishëm si diuretik dhe shpërndan gurët e vegjël në veshka.

  1. Sëmundjet e mëlçisë.

Pasi u vu re se njerëzit në Indi i përtypnin gjethet e thara të fikut për trajtimin e verdhëzës, në një studim të kryer me mendimin se kjo bimë ka një rol mbrojtës dhe riparues në mëlçi, gjethet e fikut filluan të thahen në hije për tu kthyer më pas në pluhur dhe ekstrakt. Në testet që janë zhvilluar tek minjtë, është vënë re se ky pluhur i përftuar nga gjethet e thara të fikut, ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e mëlçisë pas dëmtimit të shkaktuar nga substanca të ndryshme që helmojnë mëlçinë.

  1. Diabetin

Një studim i kryer tek minjtë diabetikë të trajtuar me ekstraktin e gjetheve të thara të fikut, nivelet e insulinës plazmatike u përmirësua ndjeshëm dhe u parandalua humbja e peshës. Një studim i vitit 1998 i kryer tek 10 persona me diabet të tipit 1 tregoi se pirja e çajit të gjetheve të thara të fikut në mëngjes mund të reduktojë nevojat e tyre për insulinë. Në momentin që filluan të pinin çaj nga gjethet e fikut, dozat e insulinës u ulën afërsisht 12% në muaj. Një studim më i fundit zbuloi se pijet që përmbajnë doza të larta të ekstraktit të frutave të fikut kishin një indeks glicemik më të ulët se pijet pa ekstrakt të frutave të fikut. Ky zbulim tregon se këto pije kanë një efekt pozitiv në nivelet e sheqerit në gjak.

  1. Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut

Efekti i tij kurativ është përcaktuar edhe kundër goditjeve në tru të zhvilluara për shkak të problemeve vaskulare. Mund të përmirësojë presionin e gjakut dhe nivelet e yndyrës në gjak; kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të enëve të gjakut dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përveç kësaj, në studimet e kryera së fundmi tek kafshët, është vënë re se ekstrakti i gjetheve të fikut përmirëson kolesterolin total, kolesterolin HDL (të mirë) dhe nivelet e triglicerideve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: