Njeriu, krijesa më e nderuar

Gëzimi dhe kënaqësia duhet të vijnë për shkak të vërtetës dhe jo të së pavërtetës, për shkak të asaj që lavdërohet e kurrsesi për shkak të vetë aktit të lavdërimit. Virtytet, të metat, bindjet dhe gabimet çdo shpirt ose nuk i pranon, ose ndien kënaqësi nga prania e tyre.

I lumtur duhet të jetë shpirti i atij që ndien kënaqësi në shoqëri të virtyteve dhe bindjeve të drejta, duke iu shmangur gabimeve dhe veprave të ulëta.

Ai që kërkon edhe botën tjetër është i ngjashëm me engjëjt, ndërsa ai që kërkon vetëm të keqen, e ka shitur shpirtin e tij me një çmim shumë të lirë.

Njeriu i vërtetë i gëzohet vetëm prestigjit, në virtytin me të cilin Allahu e ka bërë të ndryshëm nga të gjitha qeniet e tjera dhe me vetëdije përulet përpara Tij. Njeriu duhet të jetë i kënaqur me logjikën që ka, vullnetin e lirë, diturinë e fituar dhe punën e zellshme në rrugën e caktuar nga Allahu.

Postime të ngashme