Bëhu i thjeshtë!
Bëhuni të thjeshtë! Edhe në shoqëri, edhe në vetmi! Falënderimin ndaj Allahut mos e braktisni për asnjë çast.
Ky është besimi. E meqë besimi është dhuratë e Allahut, Kurani urdhëron që ta lusim Allahun të na drejtojë në rrugën e falënderimit dhe mirënjohjes ndaj Tij. Devotshmëri e mirëfilltë është kur dëshmitar të veprave tona duam të kemi vetëm Allahun dhe askënd tjetër.
Prandaj njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për çdo gjë që thotë për veten e tij. Vërtet është vështirë të flasësh për veten tënde me maturi dhe paanshmëri.
Prandaj është më për që për veten të flisni sa më pak, e akoma më mirë aspak!