Kur’ani dhe shkenca: Në tokë çdo gjë është me masë

Çdo gjë është e përcaktuar drejtë pranë Tij.” (Rra’d/8)

“Dhe në tokë bëmë që çdo gjë të mbijë në masë të drejtë e të përcaktuar.” (Hixhr/19)

“Dhe s’ka asgjë që Ne të mos kemi thesaret e saj. Por Ne e dërgojmë atë veçse në masë të caktuar.” (Hixhr/21)

Sot, e kuptojmë më së miri se lëndët që formojnë bimët janë në masë të caktuar. Mungesa e fosforit ose e hekurit e bën të dobët bimën. P.sh. nëse natriumi nga 23 elektronet që ka, i jep një elektron klorit, natriumi nuk mbetet më natrium, formohet një lëndë më vete, d.m.th. kripa. Nga e hidhët, bëhet e kripur.

Domethënë, kjo masë, “në çdo gjë”, ndodhet dhe tek grimcat më të vogla si: atomi, elektroni, neutroni e protoni. Ngjarjet që ndodhin në laboratorin e tij të mistershëm kimik, edhe shkenca e sotme madje i kupton me vështirësi. Gazin dioksidit të karbonit që marrin nga uji në tokë dhe ajri që thithin, duke i bashkuar nën rrezet e diellit, prodhojnë sheqer sintetik. Dhe kjo del në gjendjen e shumë lëndëve të tjera. Ditën që do ia arrijmë të kryejmë këtë fotosintezë të tyre pa harxhime, prodhimi i sheqerit do të jetë akoma më i lehtë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: