Ndrysho mendimin, që të ndryshosh sjelljen

Cila është kura për të mos e krahasuar veten me të tjerët dhe për të mos u ndier inferior pavarësisht tipareve pozitive që mund të kemi?

Nuk ka ndonjë përgjigje të lehtë për këtë çështje, por fillon me përvetësimin e koncepteve kryesore se si e shikoni veten dhe si e shikoni botën. Ju nuk mund t’i ndryshoni ndjenjat ose sjelljet tuaja derisa të ndiqni mendimet që kontribuojnë në to.

Për të ndihmuar në daljen nga cikli i të menduarit se jeta e të gjithëve është më e mirë se e jotja, mos harroni se ju jeni të veçantë dhe askush nuk mund ta përmbushë thirrjen dhe qëllimin që Allahu ka planifikuar për ju. Ju keni të njëjtën fuqi si kushdo tjetër për të formuar jetën që dëshironi. Jeta juaj mund të mos duket si jeta e miqve tuaj ose e njerëzve që shihni në rrjetet sociale, por përsëri ajo mund të jetë shumë e veçantë. Nëse besoni vendosmërisht se jeni një person me vlerë të pazëvendësueshme dhe mund t’i sillni kuptim botës që askush tjetër nuk mundet, nuk do të dëshironit të ishit askush tjetër.

Kur ndiheni sikur po tërhiqeni duke menduar se jeta e të gjithëve përreth jush është më e mirë se e juaja, filloni duke i kushtuar vëmendje mendimeve rreth vetëvlerësimit tuaj dhe reflektoni mbi skenarin ose mesazhet e përsëritura që luajnë në kokën tuaj. Shumë herë ato mendime jo të shëndetshme lidhen me 1) vetëvlerësim të ulët; 2) keqkuptimi rreth mirësive të Allahut; dhe / ose 3) pritjet joreale ose të rreme se si funksionon bota.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: