NA MJAFTON ALLAHU- Mësime nga jeta e profetëve 

 

 

Kur Ibrahimi u dërgua për të qenë lajmëtar për banorët e qytetit të tij, ata i refuzuan fjalët e tij dhe vazhduan t’u luteshin idhujve të tyre prej druri dhe guri. Një herë, kishte një festë vjetore në qytet ku mbreti doli me gjithë njerëzit e tij për të festuar. Pastaj Profeti shkoi në tempull për të shkatërruar të gjithë idhujt, përveç atij më të madhin. Kur morën vesh se çfarë kishte ndodhur, donin ta ndëshkonin duke e djegur të gjallë në zjarr. Tregohet se kur Pejgamberi u hodh në zjarr, ai bëri lutje dhe i bëri dua Allahut, pastaj erdhi urdhri nga Zoti. Zjarri flakërues e humbi menjëherë nxehtësinë dhe nuk i erdhi asnjë dëm dhe ai doli nga gropa i paprekur nga zjarri. 

حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ “Na mjafton Allahu dhe Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve.” [Sure Al-Imran: 173]

Kjo dua e fuqishme mund të recitohet në kohë vështirësish dhe sfidash. Islami na mëson se suksesi nuk vjen lehtë dhe arrihet vetëm me këmbëngulje, sakrifica dhe përkushtim ndaj Allahut. Vetëm Allahu na mjafton dhe ne duhet të kërkojmë hirin dhe mëshirën e Tij pasi të kemi bërë më të mirën për të përballuar të gjitha sfidat e jetës. 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: