Mos e braktis adhurimin, edhe nëse të duket i vështirë

‘Uvejs El-Karani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Imagjinoni një person që do të luftojë me armikun e tij dhe gjatë rrugës për atje, ai ndien sikur parzmorja e tij shumë e rëndë, kështu që ai e heq atë. Pak më vonë ai ndien sikur shpata e tij është shumë e rëndë, kështu që e hedh atë mënjanë. Dhe pastaj edhe ushqimi dhe pijet e tij për udhëtim i duken shumë të rënda, kështu që i lë edhe ato pas. Pastaj ai vjen ballë për ballë me armikun: i pambrojtur, pa armë dhe i uritur… Si mund ta fitonte ndonjëherë ky person betejën?!

E njëjta gjë vlen për dikë që e sheh se përmendja e tij (dhikri) është tepër i rëndë, kështu që ai ndalon së bëri dhikër. Dhe ai konsideron adhurimin dhe lutjet e shumë të rënda, kështu që nuk bëhet i qëndrueshëm në kryerjen e tyre. Ai vazhdon t’i konsiderojë shumë të rënda detyrimet fetare, prandaj neglizhon në përmbushjen e tyre. Pastaj në të njëjtën kohë, ai ankohet për të qenë në një situatë të keqe dhe për të pasur një jetë të vështirë dhe për të ndjerë ndikimin e Shejtanit mbi zemrën e tij.

Sa gjë për të ardhur keq! Ky person ka humbur në vetvete, madje edhe para se të humbte betejën me armikun e tij!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: