A mund ta imagjinosh dot mëshirën e Tij?

Profeti (a.s.) ka thënë:

Allahu ka 100 mëshira, nga të cilat Ai ka dërguar vetëm një për xhindet, njerëzimin, kafshët dhe insektet, përmes të cilave ata e duan njëri-tjetrin dhe kanë mëshirë për njëri-tjetrin; dhe përmes saj, kafshët e egra kujdesen për të vegjlit e tyre. Allahu ka mbajtur nëntëdhjetë e nëntë mëshira për t’i mëshiruar robërit e Tij në Ditën e Ringjalljes.

(Buhariu dhe Muslimi)

Mendoni për këtë. Sa nëna janë në botë? Dhe të gjithë ato kolektivisht me gjithë mëshirën e tyre janë ende pjesë e asaj një pjese të Mëshirës së Allahut. Edhe kafshët më të frikshme; tigrat, ujqit, hienat, i shihni duke përqafuar të vegjlit e tyre. Ato janë krijesa të egra dhe megjithatë kur i shihni me të vegjlit e tyre, kanë kaq shumë mëshirë.

Çdo mëshirë që keni parë ose është parë ndonjëherë në këtë botë është pjesë e asaj Mëshire;

Mëshira e sheriatit, mëshira e Allahut në mungesën e Tij për të na ndëshkuar për mëkatet tona dhe falja e Tij për ne është pjesë e asaj mëshire të vetme.

Muhamedi (ﷺ), i cili është një mëshirë për botët, është ende pjesë e asaj Mëshire.

A mund ta imagjinoni sa ka mbetur ende prej mëshirës?

A mund ta imagjinoni Mëshirën e Allahut në Ditën e Gjykimit?

Postime të ngashme

%d bloggers like this: