Mirësia gjendet në katër gjëra
Sulejmani (a.s) ka thënë: “Kujt i janë dhënë katër gjëra, i është dhënë mirësi e madhe: frika ndaj Zotit në fshehtësi e në publik; të kënaqurit në kamje e skamje; drejtësia kur je i zemëruar dhe falënderimi në mirësi e fatkeqësi.”
Në katër gjëra nuk ke dobi:
-T’i flasësh të shurdhëtit me zë të ulët.
-T’i bësh mirë mosmirënjohësit.
-Të mbjellësh në tokë të shkretë.
-Të ndezësh dritën në diell.
Nëse në ushqim ndodhen katër gjëra, është plotësuar mirësia: “Të jetë hallall, të fillohet me bismilah, të ketë sa më shumë në sofër dhe të falënderohet Krijuesi në fund.”