Allahu nuk ua humb shpërblimin atyre që bëjnë mirë
Allahu thotë në Kuran: “Dhe Zoti i tyre iu përgjigj, ‘S’do t’ua humb kurrë punët e mira askujt prej jush, qoftë mashkull apo femër’…”
Është prej mëshirës së Allahut që Ai nuk harron kurrë asgjë që ne mund të bëjmë. Çdo gjë që ne bëjmë për kënaqësinë e Tij, na i lartëson gradët tek Ai dhe e kënaq shumë Allahun e Madhëruar. Një nga mënyrat më të mira për të fituar kënaqësinë e Tij është nëpërmjet mirësisë që ne u bëjmë krijesave. Allahu thotë në fund të sures Ankebut: “Dhe ata që përpiqen për Ne – padyshim që do t’i udhëzojmë në rrugët tona. Vërtet Allahu është me ata që bëjnë mirë.”
Vepruesit e mirësisë së vërtetë nuk janë vetëm ata që e bëjnë të mirën, por gjithashtu edhe ata që falin dashuri, e duan dhe e plotësojnë çdo gjë që është e mirë.
Ne i themi vetes dhe atyre që duam, ‘vazhdo të bësh mirë dhe ji i kënaqur me këtë’. Kalo nga një vepër e mirë te një tjetër. Çdo vepër të mirë që e bën për krijesat e Allahut, në fakt je duke e bërë për kënaqësinë e Tij, ashtu siç përshkruhet në hadithin e mëposhtëm:
“Isha i sëmurë dhe ti s’më vizitove, isha i uritur dhe ti s’më ushqeve, isha i shtypur dhe ti s’më ndihmove. Ata do të thonë: Si është e mundur kjo? Filan person ishte sëmurë dhe ti s’e vizitove, filan person ishte i uritur dhe ti s’e ushqeve, filan person ishte i shtypur dhe ti s’e ndihmove!”
Kështu, është një nder i madh për ne të bëjmë diçka për të tjerët dhe kjo është mënyra për t’i rritur gradët tona te Zoti.
Allahu i Madhëruar s’do ta harrojë kurrë të mirën që i ke ofruar dikujt, vështirësinë që ia largove dikujt, gëzimin që i ke dhënë të lënduarit, buzëqeshjen që i ke shprehur dikujt në fytyrë dhe shoqërinë tënde të sinqertë ndaj dikujt që ishte i vetmuar.
Por, nëse s’ke mundësi t’i ndihmosh ata, përkujtoji për Atë që i zgjidh problemet gjithkujt dhe që ka mundësi për çdo gjë. Le ta jetojmë këtë jetë mbi principin e mirësisë (ihsanit). Edhe nëse s’marrin diçka në kthim prej njerëzve, sërish le të zgjedhim të mirën, sepse Allahu i do njerëzit që bëjnë mirë.