Si kthehet mirësia?

Një ditë, një njeri kishte blerë një qengj. Duke zbritur nga vetura, qengji lirohet dhe fillon të ikë.

I zoti vrapoi pas tij derisa arriti te një shtëpi ku jetonte një grua me jetimët e saj të varfër.

Pronari i qengjit, i cili ishte edhe fqinji i jetimëve, ishte në dijeni për gjendjen e tyre…

Pasi hyri qengji në shtëpi doli te dera nëna e jetimëve dhe sheh fqinjin të lodhur, duke qëndruar para derës.

Ajo filloi ta falënderonte duke menduar se qengji ishte lëmoshë për ta nga fqinji i tyre.

Kur ai vuri re lumturinë në fytyrën e gruas tha: “Allahu e pranoftë! Na fal, o motër, që ju kemi neglizhuar!” dhe iu drejtua Allahut me lutje: “O Allah, pranoje këtë lëmoshë nga unë!”

Ditën tjetër ai doli për të blerë një qengj tjetër dhe pa një tregtar në skaj të rrugës, i cili kishte mbledhur disa qengja. Zgjodhi një, më i shëndoshë se ai që kishte dhënë lëmoshë dhe e pyeti tregtarin për çmimin. Por tregtari në vend që t’i tregonte çmimin, i tha ta merrte dhe të mos fliste më shumë. Ai mbeti pa fjalë.

Tregtari i tha se ky qengj është pa çmim, ngaqë Allahu e kishte furnizuar aq shumë me bagëti këtë vit, saqë ia kishte bërë obligim vetes, si shenjë falënderimi ndaj Allahut, që blerësit të parë t’ia bënte dhuratë.

Postime të ngashme