Dashuria për Allahun (xh.sh)

Shumë shpesh, kur dikush fillon të bëhet serioz në lidhje me fenë, shqetësimi i tyre për shfaqjet e jashtme të besimit mund t’i bëjë ata të neglizhojnë në shqetësimin e tyre për prindërit, familjen dhe miqtë. Kjo lind nga një keqkuptim i asaj që do të thotë të duash vërtet Allahun.

“Dhe ata që besojnë e duan edhe më tepër Allahun!” (Kur’an 2: 165)

Pra, çfarë është kjo dashuri e fortë për Allahun?  Kjo është të duash për hir të Allahut. Besimtar është ai që ka dashuri të madhe për bashkëshorten e tij nga dashuria e fortë për Allahun, dashuri për fëmijët e tij nga dashuria e fortë për Allahun dhe dashuri për krijimin e Zotit si shprehje e dashurisë së tyre për Allahun.

Profeti, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, përcolli të njëjtin mesazh: “Kushdo që do për Allahun dhe urren për Allahun, jep për Allahun dhe privon për Allahun, ai është një person i cili e ka përsosur besimin e tij.” (Ebu Davudi)

Dashuri e sinqertë për Allahun

Një person i cili është i sinqertë, jo vetëm që e do Allahun përmes veprimeve të devotshme, por gjithçka që bën një rob me të vërtetë i sinqertë i Zotit është nga dashuria për Allahun dhe është në një mënyrë të dashur për Allahun. Dashuria për bashkëshortet e tyre, për shembull, është një shprehje e dashurisë së tyre për Allahun. Në fakt, çdo marrëdhënie që ata kanë është frymëzuar dhe formuar nga dashuria e tyre për Allahun më të Lartin.

Kjo është gjendja që duhet të kultivojmë. Bëni gjithçka që ia vlen të bëni në jetë si shprehje e dashurisë për Allahun. Konsideroni se si e shprehni dashurinë për Allahun në ushqimin që hani, në kafe apo në çajin që pini. Si mund ta shprehni dashurinë për Allahun në marrëdhëniet tuaja familjare, si e doni Allahun përmes prindërve tuaj…

Dituria që bën dobi

Çdo njohuri që ngulit dashuri për Allahun, mund të konsiderohet njohuri vërtet e dobishme. Përmes kërkimit të një dije të tillë të dobishme, ne mund të zhbllokojmë sekretet e udhëtimit drejt Allahut me gjithë vështirësitë që ka kjo botë.

Allahu na bëftë nga këta njerëz që në çdo aspekt të jetës sonë janë në gjendje të shprehin dashuri për Allahun. Ne lutemi për atë dashuri të pastër, të sinqertë të fortë për Allahun. Një dashuri e cila nga ana tjetër frymëzon një dashuri të zjarrtë për krijimin e Tij, në një mënyrë të dashur për Të. Kjo është rruga e të dashurit tonë – Habib Allah – i Dashuri i Allahut (paqja dhe bekimet qofshin mbi të).

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: