Mirësia e nisjes së ditës herët
Profeti a.s pasi kryente faljen e namazit të sabahut, nuk flinte gjumë, por merrej me adhurime të ndryshme, si dhikri (përmendja) e Allahut, kalonte kohë me shokët e tij, duke kryer kështu biseda të ndryshme fetare. Profeti a.s thoshte: “Është më e dashur për mua të fal namazin e sabahut, pastaj të mos fle dhe të përmend Allahun deri sa të lindë dielli, sesa të luftoj armikun në rrugë të Allahut.”[1]
Profeti a.s ka treguar se të flesh pas namazit të sabahut është shkak për pakësimin e rrizkut (furnizimit)[2], gjithashtu zgjimi herët dhe fillimi i ditës herët në mëngjes është shkak për bereqetin e ditës dhe mbarëvajtjen e saj, duke thënë: “O Allah! Jepi bereqet personave që nisin punën herët prej bashkësisë sime!”[3]
[1] Abdurrezzâk, Musannef 1/530
[2] Ahmed İbn-i Hanbel, 1/73
[3] Dârimî, Sijer 1