Mësoni të jeni mirënjohës

 

Duke qenë se nuk mund t’i numërojmë të mirat tona, jemi të detyruar të jemi mirënjohës nda tyre. “Pra le të reflektojë njeriu në ushqimin që ha. Vërtet Ne e zbritëm ujin në formën e shiut. Pastaj ne e ndamë tokën më dysh. Pastaj Ne bëmë që aty të rriten drithëra, edhe rrushe e perime, edhe ullinj e hurma dhe pemë e fruta, e kullota të dendura, në mënyrë që të ushqeheni ju dhe bagëtitë tuaja.” (Abese: 24-32)

Fakti që Kurani është shpallur për të na ftuar që të reflektojmë në këto mirësi, është një mirësi e madhe në vetvete, sepse qenia njerëzore nuk mund ta kuptojë vetë se si të jetojë në udhëzim. Mohimi i mirësive të Zotit mund të çojë në mosbesim të plotë dhe mohim të Zotit të Madhëruar.

“Zoti asnjëherë nuk i ndryshon mirësitë që Ai i ka dhënë një populli derisa ata pikësëpari të ndryshojnë vetët e tyre.” (Enfal, 53) Zoti e largon një mirësi vetëm nëse njerëzit nuk janë mirënjohës. Një poet ka thënë: “Nëse ty të është dhënë një mirësi, ruaje atë, pasi mosbindja do të ta largojë atë”. Mirënjohja ndaj Zotit e ruan njeriun nga humbja e mirësive.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: