Gjumi, një mirësi për ripërtëritjen e fuqive tona

Gjumi është një faktor i rëndësishëm për ripërtëritjen e aftësive për punë mendore dhe fizike. Kohëzgjatja e gjumit duhet të jetë në varësi të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Fëmijët parashkollorë duhet të flenë 12 orë.

Nxënësit e ciklit të ulët duhet të flenë 11 orë.

Nxënësit e ciklit 9-vjeçar duhet të flenë 10 orë.

Fëmijët pas moshës 16 vjeç duhet të flenë 9 orë

dhe të rriturit duhet të flenë 8 orë.

Kanë nevojë për një gjumë më të gjatë atë fëmijë, të cilët paraqiten më të dobët fizikisht, kanë të defekte të aparatit të qarkullimit të gjakut dhe ata që kanë kaluar sëmundje ngjitëse.

Për të siguruar një gjumë të mirë, duhet të flemë dhe të zgjohemi në një orë të caktuar. Dhoma e fjetjes duhet të ketë temperaturë jo shumë të lartë dhe as të ulët. Në dhomë nuk duhet të ketë zhurmë, dritë, erëra të forta dhe ngacmues të tjerë të shqisave. Gjumi i thellë – qoftë edhe për një kohë më të shkurtër – është më i efektshëm sesa një gjumë i gjatë, por me shqetësime dhe ndërprerje nga emocionet dhe ëndrrat e këqija. Gjumi i mirë bën që njeriu të ripërtërijë forcat e tij për punë mendore dhe fizike.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: