Disa perla profetike…

“Ushqeni të tjerët dhe flisni fjalë të mira.”

“Për çdo të dërguar ka pasur një lutje me të cilën është lutur dhe i është plotësuar, ndërsa unë e ruajta lutjen time se shefat (ndërmjetësim) për umetin tim në Ditën e Kiametit.”

“Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj, se vërtet zëri i bukur ia shton bukurinë Kuranit.”

“Filloni nga e djathta kur t’i vishni rrobat dhe kur të merrni abdes.”

“Kur e takon njeriu vëllain e tij mysliman, le t’i thotë: ‘Es Selamu alejkum ue rrahmetullahi ue beraketuhu’.”

“Nëse ndonjëri prej jush gjatë ushqimit harron të thotë ‘Bismilah’, le të thotë kur t’i kujtohet; ‘Bismilahi euelihi ue ahirihi’ (me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim).”

“Kur thirret ezani për namaz, hapen dyert e qiellit dhe pranohet lutja.”

“Allahu e mëshiroftë një person, i cili kur flet, flet të dobishmen, ose hesht dhe shpëton.”

“Kërkojini falje Zotit tuaj, se unë i kërkoj falje Allahut dhe pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.”

“Më i paafti prej njerëzve është ai i cili është i paaftë në lutje, si dhe më koprraci prej njerëzve është ai i cili nuk jep selam.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: