Mendo pozitivisht!

“Pesimisti shikon vështirësi në çdo mundësi, Optimisti shikon mundësi në çdo vështirësi”

Të menduarit është çelësi i për të marrë atë çfarë doni. Keni dëgjuar për ligjin e tërheqjes. Në këtë ligj, të mënduarit është përbërësi i parë për tju shtyrë drejt qëllimit tuaj. Shumë njerëz që mendojnë se po mendojnë, në fakt nuk po e bëjnë diçka të tillë. Të menduarit është kur arsyeton. Arsyetim nuk do të thotë tju shkojë mendja rrotull. Të menduarit përfshin një peshim të mundësive dhe kontekstit të të menduarit. Ju e dini se kur po mendoni sepse çdo gjë duket më aktive dhe energjike. Kur shmangni të menduarit, çdo gjë duket të jetë e mërzitshme dhe pa jetë. Në këtë rast bëhet shumë e volitshme, balanca ndërmjet mendjes dhe qetësisë. Aftësia për ta parë situatën pa asnjë gjykim dhe në momentin kur të jetë plotësuar analizoni proçesin nga ku dolën rezultatet. Një mungesë ekuilibri në të menduar, shkakton një ankth dhe një panik në trup që na çon në një situatë të ngjashme me koma ku vetëm shikojmë dhe gjykojmë në sipërfaqe pa një arsyetim të drejtë për të nxjerrë përfundimet tona personale.

Mendimi pozitiv është mjeti juaj personal për të marrë çfarëdo që ju doni, shijoni çdo gjë deri në maksimum dhe krijoni një jetë të mrekullueshme. Sapo të jeni bërë më ekspertë në këtë zonë ju do të:

  • Refuzoni të merrni pjesë në bisedime negative
  • Refuzoni të gjykoni çdo rrethanë
  • Shikoni për rreth dhe kuptojeni bukurinë e jetës
  • Kuptoni se sa shumë njerëz vuajnë nga mendimet negative dhe sa drejtpërdrejt ndikojnë ata në jetët e tyre
  • Informohuni se çfarë impakti ka mendimi negativ
  • Ndërtoni një arsyetim të fortë se përse duhet të mirëpresim vetëm mendimet pozitive

Kur është moment më i përshtatshëm për të filluar të menduarit pozitiv? Të menduarit pozitiv fillon në momentin që ju shikoni një situatë që më parë e mendonit negative dhe e ktheni atë në pozitive.

Truri i njeriut mesatar për çdo ditë krijon rreth 60 mijë mendime. Mirëpo, mbi 40 mijë mendime janë ato që edhe dje silleshin në kokën tuaj. Ky është shkaku se shumë shpejtë mund të rrëshqitni në vorbullën e perceptimeve negative të jetës. Dhe ky është shkaku pse duhet ndryshuar situatën e zakonshme në të panjohur që ta “pastrojmë” trurin.

Mendimet negative vetvetiu krijojnë stres dhe ankth, edhe nëse në realitet nuk ka asnjë arsye për të. Dhe ashtu e shkatërrojnë imunitetin, i cili detyrohet të reagojë.

Stërvitni trurin tuaj. Shtyjeni më shpesh të regjistroj mendime pozitive. Sa më shumë që të përpiqeni, aq më shpejt dhe më lehtë do të keni sukses. Stërvitni jetën me vetëdije – domethënë, përpiquni të merrni nën kontroll të gjitha proceset e pavetëdijshme. Qëllimi përfundimtar i praktikës është ta arrini këtë, në mënyrë që shumica e mendimeve tuaja që shfaqen “si parazgjedhje” të jenë mendime pozitive.

Lloje të gabuara të të menduarit

  1. Të menduar që sjell plogështi, pesimizëm dhe monotoni. Personazhi i këtij mendimi zakonisht përdorë shprehje negative, jo shpresëdhënëse, si: Unë kam dështuar, unë nuk vlej asgjë, prej meje nuk ka asnjë dobi, unë e urrej jetën, e te ngjashme.
  2. Të menduar konspirator (komplotist). Disa njerëz mendojnë me forma dyshimi dhe supozimi ne burime dhe qëllime te çdo vepre. Çdo vepër e komentojnë si vepër me prapaskene, me prapavije, komplot prej filanit, etj. Ata shohin se te gjithë njerëzit apo shumica e tyre janë te këqij dhe keqbërës. Allahu tërheq vërejtjen nga kjo e thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin”. (Huxhurat, 12)

Ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Keni kujdes nga supozimet ngase supozimi është gënjeshtra me e madhe”.

  1. Të menduarit negativ. Njeriu me mendime te tilla çdoherë mundohet te zbuloje vetëm gjera negative, te meta, qortime, duke u larguar nga te mirat, gjerat pozitive dhe mirësitë.
  2. Të menduar nga vetëm një kallëp. Njeriu me mendime te tilla gjerat i shikon nga vetëm një këndvështrim duke anashkaluar këndvështrimet tjera. P.sh.: sëmundjet, sprovat, fatkeqësitë, i shikon nga vetëm aspekti i dëmtimit e harron se ato nga këndi apo aspekti tjetër shlyejnë mëkatet, na mësojnë durimin, duanë dhe strehimin tek Allahu.
  3. Të menduar selektiv (përzgjedhës). Ithtarët e këtij mendimi për ndonjë mes’ele (çështje) zgjedhin mendimin, zgjidhjen dhe idenë, që i përshtatet atij.
  4. Të menduar arsyetues. Promotorët e këtij mendimi ndajnë këtë lloj për t’i ikur përgjegjësisë nga mos kryerja e ndonjë obligimi ose detyre të ngarkuar me të.
  5. Të menduar të ngutshëm. Ithtari i mendimit të tillë shumë shpejt vërteton idetë pa i diskutuar hollësisht. Atë e mund butësia, ndjenja, dhe ndoshta nuk pret folësin ta përfundojë fare bisedën për t’ia plotësuar ky me fjalët dhe idetë e tij.

Tiparet e atyre që mendojnë pozitivisht

Tipari shpreh gatishmërinë – përgatitjen e përgjithshme, e cila sjelljes së njeriut i jep një performancë të veçante, një formë të veçantë, të cilën e mbështjell dhe ngjyros e pastaj edhe vendos – cakton llojin dhe modën, stilin apo mënyrën e tij.

  1. Besimi ne vetvete. Ai beson ne veten dhe mundësitë e tij për realizimin e qëllimeve dhe synimeve te tij, pa mos u mashtruar aspak me veten. Ai është i pavarur nga të tjerët, nuk është oportunist.
  2. Ndjeshmëria, sensibiliteti, përshtypja, mbresa. Kjo d.t.th.: se njeriu shpikës, imagjinar, novator, është i ndjeshëm ndaj problemeve, kërkesave, qasjeve dhe ndjenjave të të tjerëve. Ai gjendet (ia del mbanë) përballë çdo dukurie të rrallë apo jo të zakonshme si dhe percepton qartë të metat dhe mangësitë e ligjeve, rasteve-ndodhive apo gjërave.
  3. Çiltërsia, transparenca dhe të qenit i hapur ndaj të tjerëve. Kjo d.t.th.: se ai ka mundësi për prodhim të ideve të shumta dhe të vlefshme në një kohë të caktuar. Ai nuk është oportunist si dhe largohet nga ajo që është bërë rutinë-monotone në veprat e tij.
  4. Elasticiteti, butësia dhe ambientimi. Kjo d.t.th.: të ambientohesh shpejt me zhvillimet, përparimet dhe ngjarjet e reja duke ofruar më shumë se një alternativë dhe opsion për zgjidhjen e problemit. Ai po ashtu, shume here, përdor metoda të papërshtatshme për të tjerët dhe mjete të reja e moderne.
  5. Origjinaliteti dhe autenticiteti. Ai shquhet me autenticitet në të menduar, nuk imiton verbërisht, ai zhytet – thellohet në gjera e nuk i merr ato sipërfaqësisht.
  6. Mendjemprehtësia në vrojtime. Ai shquhet me forcë të madhe vrojtuese, me detajizim të tij (vrojtimit), me mendje të zgjuar dhe memorie të fortë.
  7. Mundësia për paanësi – objektivitet. Ai aludon në analizë të perfeksionuar, që përmban në vete mundësinë e detajizimit të pjesëve përbërëse të gjërave si dhe lidhjen në mes tyre. Ai shquhet me atë thesar idesh të reja, që krijon lidhje të reja në mes gjërave, individëve dhe ngjarjeve.
  8. Imagjinatë dhe diapazon të gjerë. Ai përherë lexon, mëson, hulumton, ka imagjinatë të fortë dhe diapazon të gjerë sikurse ka mendje të hapur për çdo eksperiencë.
  9. Ai anon kah pyetjet dhe dyshimet për vërtetësinë e zbatimit të ligjeve, teorive dhe bazave të përgjithshme, të cilat, të tjerët, i marrin si të mbyllura, përfunduara, përkryera, që nuk pranojnë më diskutime. Ai ka kërshëri për pyetje të shumta, e ndonjëherë edhe pakëz të çuditshme.
  10. Ambicie apo aspirata të mëdha dhe dëshira të forta. Ai ka aspirata të pakufizuara, ka vendosmëri të pathyer për t’i realizuar synimet dhe për t’i përballuar dhe kaluar vështirësitë, që i janë bërë barrierë në rrugën e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: