Më shumë durim

Ka njerëz që nuk janë po aq të sjellshëm e të kujdesshëm sa ti, por mos harro se planetin tënd duhet ta ndash edhe me të tjerët. Prandaj mëso të jesh i durueshëm!

Të mbështetesh fort tek Allahu i Lartësuar dhe në momentin kur të duket se po të shkatërrohet bota, kur zemra të është mbushur me ankth dhe lotët shkojnë rrëke… Këtij i thonë durim. Këtij durimi i është premtuar shpërblim pamasë.

Nëse kërkon të jesh tërësisht i çliruar nga dhimbja, nuk e ke njohur natyrën e kësaj bote dhe do të mbetesh përherë i zhgënjyer.

Allahu ka krijuar tri botë; botën e lumturisë së përhershme (Xhenetin); botën e dhimbjeve të përhershme (Xhehenemin); dhe një botë të tretë, ku bashkëjetojnë gëzimi dhe hidhërimi, dhimbja dhe rehatia, dhe kjo është dynjaja, jeta jonë e përkohshme.

Mos harroni se nëse mësoni të jeni të durueshëm, keni plotësuar gjysmën e besimit. Kushedi si do të ishte bota nëse të gjithë do të përpiqeshin të ishin sadopak të durueshëm…

Postime të ngashme

%d bloggers like this: