Cilat janë disa ajete të Kuranit që flasin për rëndësinë e durimit?

“…Po nëse ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (nga mëkatet), dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak, është e sigurt se Allahu e ka në dorë atë që punojnë ata.” (Ali Imran: 120)

Imam Ahmedi ka thënë: “Në Kuran, Allahu e ka përmendur durimin në 90-të vende.” Më poshtë do të lexoni disa ajete mbi vlerën e durimit.

“Dhe ti (o Muhamed) bëj durim, se durimi yt është vetëm prej Allahut…” (Nahl: 127)

“Pra, prit me durim (o Muhamed) për Vendimin dhe Gjykimin e Zotit tënd, pasi ti në të vërtetë je nën Mbikëqyrjen Tonë…” (Nexhm: 48)

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht), derisa ju jeni më të lartët, po qe se jeni besimtarë të vërtetë…” (Ali Imran: 139)

“O ju që besuat! Bëni durim dhe jini këmbëngulës, forconi njëri-tjetrin dhe kini frikë Allahun, që të ngadhënjeni.” (Ali Imran: 200)

“…ata do t’i vizitojnë engjëjt, duke hyrë në secilën derë, (u thonë) ‘selamun alejkum’, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend!” (Rra’d: 24)

“Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim…” (Kasas: 54)

“…durimtarëve u jepet shpërblim pa masë.” (Zumer: 10)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: