Lypja lëmoshë prej njerëzve
Shënohet se Enes ibën Maliku r.a. ka thënë: “Një njeri erdhi teki Dërguari s.a.s. dhe kërkoi prej tij diçka.
I Dërguari s.a.s. e pyeti: A ke në shtëpi diçka?
“Po, kam, o i Dërguar i Allahut. Kemi një shtresë të djegur në të cilën ulemi, flemë, e pastaj me njërin skaj të saj mbulohemi e në tjetrin skaj shtrihemi. Kemi edhe një enë në të cilën edhe hamë edhe pimë edhe pastrohemi me të.”
I Dërguari s.a.s. i tha: Ma sill edhe njërën edhe tjetrën. Njeriu ia solli të dyja.
I Dërguari s.a.s. i mori në dorë dhe pyeti: Kush do t’i blej këto të dyja?
Një njeri tha: “Unë jap një dirhem për të dyja.”
I Dërguari s.a.s. pyeti: A ka dikush që jep më shumë se një dirhem? Ai pyeti dy herë.
Pastaj një njeri tha: “Unë do t’i marr për dy dirhemë?”
Ai ia dha të dyja dhe i mori dy dërhemë, ia dha njeriut dhe i tha: Me një dirhem blej ushqim dhe çoja familjes tënde, dhe me dirhemin tjetër blej një sëpatë dhe eja përsëri tek unë.
Njeriu erdhi tek i Dërguari s.a.s. me sëpatën dhe ai ia rregulloi bishtin sëpatës me dorën e vet, e pastaj i tha: Shko prit drunj dhe shiti. Nuk dua të të shoh pesëmbëdhjetë ditë.
Njeriu shkoi dhe për pesëmbëdhjetë ditë fitoi dhjetë dirhemë me të cilët bleu ushqim dhe veshmbathje.
I Dërguari s.a.s. e pyeti: Vallë, kjo a nuk është më mirë se sa në Ditën e Kiametit lypja jote lëmoshë prej njerëzve të ta bëjë një damkë të zezë në fytyrë, të cilën nuk mund ta fshijë kurrgjë përveç zjarrit të Xhehennemit?!