LUTJET E PRANUARA- Mësimi i njëzet ajeteve

Hasan b. Aliu r.a. ka thënë: “I garantoj çdonjërit që i këndon njëzet ajete, se do të jetë i kursyer nga e keqja e çdo shejtani të dezertuar, nga pushteti i padrejtë dhe vjedhësi, kështu që egërsirat nuk do të mund t’i bëjnë keq. Ato ajete janë: Ajetul-kursija, tri ajete të sures A’raf: “Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është Allahu, Zoti i botëve. Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve” (A’raf, 54-56); pastaj dhjetë ajetet e parë të sures Saffat: “Pasha të radhiturit (melekët), që në rreshta (safa) qëndrojnë. Dhe nxitësit, që me nxitim shtyjnë. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve). Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dynjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg” (Saffat, 1-10); tri ajete të sures Rrahman: “O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë). E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni” (Rrahman, 33-35); tri ajetet e fundit të sures Hashër: “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është Allahu që s’ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i vishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjellë çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!” (Hashër, 22-24).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: