LUTJET E PRANUARA- Falenderimi

Shënohet prej Mejmune bin Sa’dit, e cila ka qenë shërbëtore tek i Dërguari s.a.v.s., se ka thënë: “I Dërguari s.a.v.s. kaloi pranë Selmanit r.a. i cili ishte duke bërë dua pas namazit, dhe e pyeti: O Selman, a thua ke ndonjë nevojë te Zoti yt? Ai u përgjigj. “Po, o i Dërguar i Allahut”. I Dërguari s.a.v.s. i tha: Para se të bësh duanë lëvdoje dhe falënderoje Zotin tënd dhe përshkruaje Atë ashtu siç e përshkruan Ai veten, madhëroje me tesbihë, falënderoje me një falënderim të plotë dhe me tehlil (duke thënë la ilahe il-lAllah). Selmani e pyeti: “Si ta falënderoj, o i Dërguar i Allahut?” Ai i tha: Lexoje suren Fatiha tri herë, sepse ajo është falënderim për Allahun. Ai pyeti: “E si ta përshkruaj?” Ai tha: Lexoje suren Ihlas tri herë, sepse ajo e përshkruan Allahun dhe me të e ka përshkruar Ai veten. Ai pyeti: “Si ta lëvdoj?” Ai tha: Thuaj: I lëvduar qoftë Allahu, falënderimi absolut i takon Allahut. Nuk ka zot përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi.

.سبحان الله ، والحمد لله ، ولا إله إلا الله ، والله أكبر

SubhanAllahi vel-hamdu lil-lahi ve la ilahe il-lAllahu vallllahu ekber. E pastaj kërko çka të duash”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: