LUTJET E PRANUARA – Larg çdo fatkeqësie

Ebban bin Osmani transmeton prej babait të vet se i Dërguari S.a.v.s. ka thënë: Kush del në sabah dhe thotë:

“Në emër të Allahut, me emrin e të cilit nuk mund të bëjë keq asgjë as në Tokë e as në qiej, Ai çdo gjë dëgjon dhe di, tri herë, nuk do t’i ndodh kurrfarë fatkeqësie derisa ta zërë nata, e nëse atë e thotë kur ta zërë nata, nuk do t’i ndodhë kurrfarë dëmi derisa të agojë.

بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم

Bismil-lahil-ledhi la jedurru me’a ismihi shej’un fil-erdi ve la fissemai ve huvessemiul-alimu.

Ebbanin kur e goditi paraliza, Allahu na ruajt prej saj, e pyetën: “Ku ke qenë kur bisedonim për këtë?”

Ai tha: “Për Allahun, nuk u kam rrejt, por kur Allahu dëshiroi të më sprovojë me këtë që më sprovoi, më bëri që ta harroj këtë dua”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: