LUTJET E PRANUARA – Pickimi i akrepit

Shënohet se Ebu Hurejreja r.a. ka thënë: “Një njeri prej fisit Benu Eslem i ka thënë të Dërguarit s.a.v.s.: “Sonte nuk i kam mbyllur sytë”. I Dërguari s.a.v.s. e pyeti: Për çfarë arsye? Njeriu i tha: “Për shkak të kafshimit të akrepit”. I Dërguari s.a.v.s. i tha: Sikur të kishe thënë, kur ke rënë në gjumë: ‘Mbrohem me të gjitha fjalët e plota dhe të përkryera të Allahut nga e keqja që e ka krijuar.

أعوذ بكلمات الله التامات كلها من شر ماخلق 

Eudhu bikelimatil-lahit-tammati kul-liha min sherri ma haleka.

Nuk do të bënte asgjë keq, me dëshirën e Allahut”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: