Domethënia e nefsit (egos) dhe ndikimi i tij në personalitetin e njeriut sipas fesë Islame

Zoti i Plotfuqishëm e ka krijuar njeriun dhe e ka pajisur atë me përceptorë të ndryshëm
në mënyrë që njeriu të mbijetojë në këtë botë dhe të arrijë lumturinë në botën tjetër. Ndër këto
përceptorë që i ofrohen atij është edhe ai që Kur’ani i referohet me fjalën: nefs, vetja. Në lidhje
me këtë fjalë janë dhënë përkufizime të ndryshme nga studiuesit, por ata janë të ngjashëm me
njëri-tjetrin. Disa prej tyre e përkufizojnë atëme fjalën ‘vetja e njeriut’, ndërsa studiues të tjerë
epërkufizojnë atë: ‘pasion dhe ambicie e njeriut, e cila mund ta dërgojë atë në disfatë, nga fakti
se ai bëhet viktimë e tyre
.’

Fjala ‘nefs’ është përmendur në shumë versete Kur’anore. Për shembull, në Kur’anin
Famëlartë Allahu i Madhëruar thotë “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se
cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten (nefsin), e ka
dështuar ai që e poshtëroi vetveten (nefsin).”  
Pas pranimit të faktit se nefsi mund ta çojë
njeriun në humbje dhe mund të bëhet kërcënim për jetën e tij të përtejshme, kërkohet një rëndësi
e veçantë jo vetëm të kuptuarit e anës negative, por dhe të kuptuarit se si ndikon ai në sjelljet e
njeriut. Kjo nuk është një arritje e lehtë, për shkak se kërkohet që njeriu të bëhet njësh me veten
e tij të brendshme dhe jo me fizikalitetin e tij. Me fjalë të tjera, kjo është një luftë shpirtërore
dhe jo materiale. Shpesh, njerëzit tregojnë vëmendje të veçantë në parandalimin e sëmundjeve
trupore, por neglizhojnë parandalimin e sëmundjeve shpirtërore dhe bëhen viktima të
ambicjeve të tyre. E gjithë përpjekja me nefsin duhet ta bëjë njeriun të arrijë në bindjen se ç’do
gjë është për Zotin dhe jo për nefsin. Ndër veprat më të rëndësishme që e dallon njeriun nga
krijesat e tjera (duke përfshirë edhe engjëjt) është aftësia e të luftuarit me epshet. Shpërblimi i
kësajpërpjekje ështësuksesi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Qëllimi i rrugëtimit shpirtëror është njohja e së Vërtetës, e kjo arrihet duke edukuar dhe
transformuar nefsin, se vetëm kështu arrihet pastrimi i zemrës. Fjala arabe ‘nefs’, mund të
përkthehet si frymë, shpirt, ego, un-i, esencë, natyrë, individ, dhe ka të bëjë me procesin i cili
lind gjatë prekjes në mes shpirtit dhe trupit. Kur shpirti (ruhi) hyn në trup e humb natyrën e
tij të vërtetë dhe bëhet pjesë e botës materiale, atëherë lind nefsi. Latinisht quhet Id, që do të
thotë impuls psikologjik i trashëguar.
Pra, nefsi përfshin egoizmin tonë, lakminë, vetëpëlqimin, krenarinë dhe animin e pafund drejt
gjërave materiale. Nefsi prodhon vetëdijen e orientuar nga vetvetja, egoja dhe uni i njeriut.

Nefsi vazhdimisht paraqitet në rrjedhat e jetës sonë, por ai nuk është krijesë statike në psiqikën
tonë. Gjendja më e ulët e nefsit, egoja impulsive ose qenia jonë e ulët është e përbërë nga
impulset edhe epshet dhe realizimin e kënaqësive të pafund. Këto epshe dominojnë me
mendjen dhe gjykimin tonë. Këto fuqi në natyrën e njeriut duhet të frenohen. Pra, nefsi duhet
qetësuar, për të dalë në sipërfaqe shpirti (ruhi). Ky është modeli dhe shembulli ideal i çdo
besimtari të sinqertë.

Profeti ynë i dashur (paqja qoftë mbi të), duke u shprehur në formën “Armiku më i madh yti
është egoja jote e mishëruar në ty,
” në një hadith të bekuar, na e ka tërhequr vëmendjen për
të na treguar se armiku ynë më i paepur ndaj të cilit është e domosdoshme që të mbajmë një
qëndrim të njëanshëm e të përpiqemi vazhdimisht kundër tij. Edhe njëherë tjetër, ndërsa ishin
duke u kthyer nga një betejë në Medinë, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) u qe drejtuar
sahabëve të Tij me fjalët: “Tash po kthehemi nga lufta e vogël për në luftën e madhe.“; e kur e
pyetën se ç’ishte kjo luftë e madhe, Ai u qe përgjigjur: “Lufta me veten.” Pasi përpjekja e
njeriut kundër një armiku të fshehtë e dinak, shumë më e madhe dhe e vështirë krahasuar me
përpjekjen kundër një armiku të njohur e të dukshëm përballë vetes. Pasi, edhe pse vështirësitë
fizike dhe materiale mund të jenë të mëdha në luftën, goditjet dhe përballjen me
armikun tjetër, fitoret dhe plaçka e luftës së fituar në rast fitoreje, janë rezultate të arritshme që
në këtë botë. Nuk është e njëjta gjë me përpjekjen kundër egos, pasi të mirat dhe shpërblimet e
premtuara kundrejt mundjes, pra fitores ndaj tij, në më të shumtën e tyre janë aktualisht të
padukshme dhe janë më së tepërmi të lidhura me jetën e përtejme. Ndërsa natyra njerëzore
është e dhënë pas padurimit për t’i përftuar në çast dhe pa kaluar kohë shpërblimet e mundshme,
siç edhe shprehet mjaft qartë në ajetin fisnik: “Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë, kurse për
jetën tjetër nuk keni kujdes.”
Sepse njeriu kërkon ta marrë menjëherë frytin e përpjekjes së
vet, e poashtu edhe pagesën për punën e kryer.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: