Lutja që bënte vazhdimisht I Dërguari i Allahut s.a.s në mëngjes dhe në mbrëmje

Abdullah bin Omeri r.a tregon: “I Dërguari i Allahut s.a.s, në mëngjes dhe në mbrëmje, do të bënte gjithmonë këtë lutje dhe nuk e braktisi kurrë, deri në ditën që u nda nga jeta:

“O Zot! Unë dua që të jem sa më mirë, si në këtë jetë, ashtu edhe në amshim. O Zot! Unë dua falje dhe të jem sa më mirë në fenë, botën, familjen dhe pasurinë time. O Zot! Mbulomi mua të metat, largomi frikët dhe bëmë mua të ndihem i sigurt. Mbromë mua ndaj çdo rreziku dhe e keqe që mund të më vijë nga para, apo nga pas; nga e djathta, apo nga e majta; apo nga lart. Dhe i mbështetem Madhështisë tënde për ndihmë ndaj çdo rreziku që mund të më vijë nga poshtë.”[1]

[1] Taberani, Mu’xhemu’l-Kebir 12/343, (13296)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: