NËNAT E BESIMTARËVE
Profeti a.s gjatë jetës së tij u martua me dymbëdhjetë gra. Disa dijetarë mendojnë se Profeti a.s kishte njëmbëdhjetë gra dhe jo dymbëdhjetë. Kjo, pasi sipas tyre Maria nuk ka qenë gruaja e Profetit a.s, por robëreshë. Por, shumica e dijetarëve mendojnë se Profeti a.s i fali asaj lirinë dhe u martua me të. Kur vdiq Profeti a.s, kishte vetëm dhjetë gra, pasi dy i kishin vdekur më parë. Gruaja e parë që i vdiq ishte Hatixhe bintu Huvejlid dhe e dyta Zejneb bintu Huzejme.
Emrat e grave të Profetit Muhamed s.a.s
Më poshtë, do të përmendim të gjithë emrat e grave me të cilat u martua Profeti a.s, sipas radhës.
1 – Hatixhe bintu Huvejlid
2 – Seude bintu Zem’a
3 – Aishe bintu Ebu Bekr
4 – Hafsa bintu Umer
5 – Zejneb bintu Huzejme
6 – Umu Seleme, Hind bintu Ebu Umejje.
7 – Zejneb bintu Xhahsh
8 – Xhuvejrie bintu Harith
9 – Safije bintu Hujej ibnul Ahtab
10 – Umu Habibe bintu Ebu Sufjan
11 –Maria bintu Shem’un (nga Egjipti)
12 – Mejmune bintu Harith
Disa të dhëna rreth grave të Profetit a.s.
Nga të gjithë gratë e Profetit a.s, vetëm njëra ka qenë e virgjër dhe e pamartuar më parë. Ajo është Aisheja.
Gruaja e vetme e cila është joarabe, është Maria dhe ishte nga Egjypti.
Një nga gratë e Profetit a.s, Safije bintu Hujej, i përkiste fesë çifute para se të martohej me Profetin a.s. Ajo u martua dhe u konvertua në myslimane. Kurse Maria ka qenë e krishterë dhe më pas pranoi islamin.
Shohim që gratë e Profetit a.s, disa ishin arabe dhe disa të tjera joarabe. Kishte prej tyre që rridhnin nga fisi i kurejshëve dhe nga fise të tjerë, beqare dhe të martuara më parë, myslimane, të krishtera dhe çifute.