LUTJA E IFTARIT

Personi i agjëruar, duke filluar të hajë kur bëhet koha e iftarit, thotë kështu:

Etja mbaroi, damarët u njomën dhe në dashtë Allahu, shpërblimi na erdhi!

Pranë jush le të hanë iftar ata që kanë agjëruar, gjellën tuaj le ta hanë njerëz të mirë dhe engjëjt le të bëjnë lutje për ju!

Allahu im, kërkoj prej Teje që, me mëshirën Tënde që mbështjell gjithçka, të m’i falësh mëkatet!

Pasi të bëhet gati gjella, personi me agjërim fillon të hajë duke bërë “Bismil’lah”; ndërkaq, po të harrojë në çastin e fillimit e të kujtohet më pas, thotë kështu: “Bismil’lahi evvelehu ve evsatahu ve ahirahu” (e kujtoj emrin e Allahut edhe në fillim, edhe në mes, edhe në fund)!

Postime të ngashme