Lukmani i urtë i mëson të birit pesë vetitë e mikut të Allahut

Djali i Llukman Hakimit po e pyet babanë:

– Cila është vetia më e mirë e një njeriu?

– Është feja, u përgjigj Lukmani. I biri vazhdoi:

– Nëse bëhen dy veti? Lukmani ia ktheu:

– Feja dhe pasuria.

– E nëse bëhen tri?

– Feja, pasuria dhe turpërimi. Djali pyeti tutje:

– Nëse bëhen katër?, e Lukmani i tha:

– Feja, pasuria, turpërimi dhe ahlaki i bukur. Djali vazhdoi:

– Pesë nëse bëhen?

– Feja, pasuria, turpërimi, morali i bukur dhe bujaria, e plotësoi përgjigjen Lukmani.

Djali pyeti tutje:

– Nëse bëhen gjashtë?, e Lukmani ia ktheu:

– O biri im, kush i zotëron këto pesë veti, ai është i devotshëm dhe i pastër, është miku i Allahut dhe është larg nga shejtani.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: