Libri, miku më besnik
“Unë të këshilloj të mos të bëhesh nga injorantët.”
Ndër shkaqet që sjellin lumturinë është dhe leximi, përsëritja, ushqimi i trurit me fryte të dobishme. Xhahidhi ka thënë:
“Libri është një mik, që kalon kohën dhe nuk të lëndon. Është dashamirës e nuk të shtyn të bësh keq. Rri me ty gjithmonë e s’të mërzit. Preferon të jetë mësuesi yt e s’të lëshon, nuk të tradhton e nuk të mohon.”
Libri të shton kënaqësinë, të mpreh mendjen, të pasuron stilin gjuhësor, të mbush me dije e njohuri dhe të mbron nga padija. Ai nuk të kërkon rezultat, nuk lodhet prej teje, nuk pret përfitim, nuk të urren e as nuk të krahason me të tjerët, por qëndron i përulur ndaj teje.
Ibn el Xhehmi ka thënë: “Sapo m’i mbulonte sytë një shtresë e hollë gjumi, zgjohesha e merrja një libër ku gjeja dridhjet e zemrës. Ai ishte Kurani. Kur e lexoja atë, më plotësohej jeta dhe më përsosej lumturia.