Mbi librin…

Libri më i ri dhe më origjinal është ai që të detyron t’i duash të vërtetat e vjetra.

Libri është mësues pa shpërblim.

Bota mbarë, përjashtofshim vetëm kombet e egra, drejtohen prej librave.

Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.

Sa më shumë të lexosh, aq më pak do të imitosh.

Ka që i çmojnë librat nga vëllimi, si të ishin për ushtrimin e gishtave dhe jo të mendjes.

Shenjë e pagabueshme e cilësisë së një libri është; me plakjen tonë, ai nuk duket më i ri, na pëlqen më shumë.

Më të dobishëm janë ata libra që na detyrojnë të mendojmë.

Dobi kemi jo nga bollëku i librave, por nga librat e mirë.

Asgjë nuk i lidh njerëzit më tepër me njëri-tjetrin sesa shkëmbimi i librave për t’u lexuar.

Vetëm fakti që ju pret një libër i mirë për ta lexuar në fund të një dite të gjatë, e bën atë ditë më të lumtur.

Postime të ngashme