Er-Rahman (I Gjithëmëshirshmi)

Er-Rahman është Ai që i ka dhënë shumë përparësi njeriut, së pari, duke e krijuar; së dyti, duke e udhëzuar dhe duke i dhuruar çelësat e lumturisë; së treti, duke i falur lumturinë e përjetshme në botën e pasosur; dhe së katërti, duke e ftuar në festën ku njeriu do të shohë Fytyrën e Tij të Bekuar. Ky emër i përket vetëm Zotit, sepse ai i përafrohet kuptimit të fjalës Zot. Prandaj Ai i ndërthuri këta dy emra kur tha: “Thërrisni Allahun apo thërrisni të Gjithëmëshirshmin; me cilindo emër që ta thërrisni Atë, Ai ka emrat më të bukur.”

Merita e njeriut për këtë emër lidhet me mëshirën e tij ndaj robërve të Zotit, më të Lartit. Ai duhet të mos të lodhet për t’i kthyer ata nga errësira e përbuzjes, në dritën e Zotit përmes të folurës së hapur dhe këshillimit në fshehtësi, me butësi dhe jo me ashpërsi. Ai duhet t’i shohë mëkatarët me sytë e mëshirës dhe jo me sytë e dënimit. Njeriu duhet të mendojë dhe veprojë butësisht ndaj të tjerëve, ashtu siç do të reagonte ndaj veprave të mosbindjes që i bën vetë.

Postime të ngashme