Zhvillimi varet nga dituria

Përderisa jeta “reale” është e mundur vetëm nëpërmjet diturisë, ata që lënë pas dore të mësuarit llogariten “të vdekur”, ndonëse janë të gjallë. Njeriu është krijuar që të mësojë dhe që t’ua përcjellë të tjerëve ato që ka mësuar.

Përparimi i një kombi varet nga morali dhe ndërgjegjja, edukimi dhe shkollimi i rinisë së tij. Kush kujdeset për rininë i ka të hapura dyert e përparimit, kush bën të kundërtën, është e pamundur të bëjë qoftë edhe një hap përpara.

Shkenca e mëson njeriun se si të fluturojë në ajër si zogjtë dhe të notojë në ujë si peshqit, por njeriu pa besim, nuk di si të jetojë në tokë.

Ai që njeh vetveten, njeh Krijuesin e tij.

Besimi dhe dituria u japin njerëzve mundësinë për të vendosur për probleme tepër të vështira dhe i ngre ata në një shkallë më të lartë nga ç’janë.

Kurani nisi me urdhrin ‘lexo!’, kështu që nuk mund të mendohet një besimtar, që nuk është i dashuruar pas diturisë dhe zbulimit të të vërtetave. Urtësia është sendi i humbur e besimtarit, ai është më meritori për ta marrë atë kudo që e gjen.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: