Lexo me emrin e Zotit tënd

Ikra – Lexo! Urdhër i Zotit të Lartësuar. Fjala e parë që i është shpallur Profetit Muhamed (a.s), si amanet për njeriun. Gjithësia duhet të vëzhgohet nga njeriu, ai duhet të ketë të qartë kuptimin dhe përmbajtjen e saj, madhështinë e rregullit të vendosur dhe fuqisë së Krijuesit.

Çdo qenien, me shpirt ose jo, është si një libër. Për këtë arsye, urdhri i parë i shpallur nga Allahu, është: “Lexo!”

Sepse libri vetëm lexohet. Kjo gjithësi marramendëse dhe e mbushur plot me qenie, secila prej të cilave përbën një libër, është në vetvete një bibliotekë hyjnore. Në ndryshim nga të gjitha qeniet e tjera, njeriut i është dhuruar jo vetëm aftësia për të shkruar, por edhe ajo për të lexuar.

Sipas këtij urdhri, njeriu do të lexojë. Duke lexuar, do të përpiqet të kuptojë, disa herë do të kuptojë edhe në mënyrë të gabuar dhe do të bëjë gabime, por do të fitojë përvojë; në udhëkryqin gabim-drejt, do të shkojë drejt besimit, sigurisë dhe saktësisë.

Është tjetër gjë të shohësh, tjetër të kuptosh dhe tjetër ajo, që të kuptosh dhe atë që ke kuptuar, pasi ta kesh pranuar, ta përvetësosh me vetëdije dhe zemër; është tjetër gjë të zbatosh dhe tjetër ajo që ke zbatuar, t’ua dorëzosh dhe t’ua tregosh të tjerëve.

Postime të ngashme