BESIMI NË LIBRAT HYJNORË

Besimi në të gjithë Librat e Shpallur nga Allahu xh.sh.  Pejgamberëve të Tij është ndër shtyllat e besimit dhe kusht për t’u quajtur mysliman. Allahu xh.sh., këta Libra i shpalli për të qenë udhërrëfyes dhe udhëzues për njerëzit. Në terminologjinë fetare “libra të shpallur” quhen: tërësia e Fjalëve që Allahu xh.sh. ua ka komunikuar Pejgamberëve të Tij, për t’ua bërë të ditur se ç’kërkon prej robërve të Vet dhe për t’u treguar atyre rrugën e shpëtimit në të dyja botët.

Në Librat e Shpallur përfshihen urdhrat e Zotit për veprim dhe për mosveprim. Aty përfshihen udhëzime e këshilla akaidore (akaid quhet shkenca e besimit)  dhe morale për ndërtimin praktik të jetës së njeriut. Pra, thënë shkurt, përfshihet jeta e njeriut. Urdhrat për veprim dhe ndalim, besimtarët i kanë për detyrim t’i mësojnë dhe të veprojnë sipas tyre. Gjatë gjithë historisë, Allahu xh.sh. ka dërguar shumë libra, disa të mëdhenj e disa më të vegjël. Njerëzit, përmes leximit të këtyre librave, kanë bërë adhurime, i kanë zbatuar urdhrat e Zotit dhe janë përpjekur ta fitojnë kënaqësinë e Tij.

Mirëpo, kohë pas kohe, për shkaqe të ndryshme, Librat e Shpallur që ishin në duar të njerëzve, ose janë harruar, ose u janë nënshtruar ndryshimeve. Në situata të tilla, Allahu xh.sh. ka dërguar një libër tjetër të ri, duke vazhduar kështu t’iu mësojë njerëzve kujt t’i besojnë dhe si të sillen.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: